Skenderaj për herë të parë publikon kontratat me operatorë ekonomik

Kosova

Skenderaj për herë të parë publikon kontratat me operatorë ekonomik

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:53
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se kjo komunë për herë të parë ka bërë publike të gjitha kontratat publike me Operatorë Ekonomik të lidhura gjatë këtij mandati.

Jashari ka kujtuar se kjo gjë ka qenë një nga premtimet e tij gjatë fushatës elektorale.

“Jam i lumtur që më në fund po përmbushi një nga premtimet e mia gjatë fushatës, për transparencë dhe llogaridhënie.  Kemi bërë publike të gjitha kontratat publike me Operatorë Ekonomik, gjatë mandatit tim. Këto kontrata janë të shërbimeve dhe mallrave, kurse kontratat për projektet kapitale, do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim, sapo të kryhen procedurat ligjore dhe të nënshkruhen”, ka shkruar ai.

Këtë vendim tutje Jashari e ka vlerësuar si të tillë që përmbushë premtimin e tij për transparencë dhe llogaridhënie.

“Përveç kësaj, qytetarët do të mund të shohin në mënyrë të hapur dhe kaq transparente shpenzimin e parasë publike. Të dhëna të hapura, Komunë e hapur”, ka shkruar Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat