Gjyqtari tregon tre shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë - Bota Sot
Gjyqtari tregon tre shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë

Kosova

E premte, 20 korrik 2018

Gjyqtari tregon tre shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 07:22
Ilustrim

Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka thënë se numri i lëndëve në gjykata është aq i lartë sa është e pamundur për t’i kryer të gjitha.

“Lëndet e aksidenteve, ato që paraqesin rrezik, lëndët me prioritet, pjesa dërmuese janë kryer”, ka thënë ai.

Gjyqtari Bega, ka treguar se sipas statistikave shumica e aksidenteve ndodhin për shkak të shpejtësisë.

“Aksidentet më të shpeshta ndodhin për shkak të shpejtësisë. Pastaj, mos sinjalizimi në kthesa nga ana e shoferëve, dhe e treta gjendja teknike e automjeteve”, ka deklaruar ai, duke hedhur akuza në drejtim të instruktorëve të auto-shkollave për pikën e tretë, se shoferët nuk po aftësohen si duhet.

“Ka shumë raste që po ndodhin aksidente për shkak të mos dhënies së sinjalit nga ana e shoferëve, dhe për këtë dyshoj se auto-shkollat po i mësojnë si duhet të jepet sinjalizimi nëpër kthesa”, tha ai.

Bega ka thënë se nuk është i kënaqur që policia të vendos për aksidentet edhe në shkallën e parë edhe të dytë.

“Nuk jam i kënaqur që për aksidentet të vendosin organet e kundërvajtjes apo policët, në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë”, ka thënë Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test