Ismaili: Qendra më e madhe në Evropë për trajtimin e kancerit të fëmijëve ndihmon QKUK-në - Bota Sot
Ismaili: Qendra më e madhe në Evropë për trajtimin e kancerit të fëmijëve ndihmon QKUK-në

Kosova

E hënë, 18 qershor 2018

Ismaili: Qendra më e madhe në Evropë për trajtimin e kancerit të fëmijëve ndihmon QKUK-në

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:41
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme mirëkuptimi në mes të QKUK-së dhe qendrës më të madhe në Evropë të Onkologjisë Pediatrike, “Princes Maxima”.

Kjo qendër, tani pritet të asistoj QKUK-në me ndihmë profesionale dhe trajnime të ndryshme në pesë vitet e ardhshme.

“Javën e kaluar nënshkruam në Holandë një marrëveshje të rëndësishme mirëkuptimi, që ka rëndësi të veçantë në luftën tonë kundër kancerit të fëmijëve. Tashmë, aleat i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të jetë qendra më e madhe e Onkologjisë Pediatrike në Evropë, “Princes Maxima Center””, ka thënë ministri Ismaili.

Sipas tij, menaxhmenti dhe mjekët e qendrës “Princes Maxima”, na siguruan se me kënaqësi do të vijnë në Kosovë për të trajnuar dhe mbështetur mjekët tanë në përmirësimin e kujdesit ndaj fëmijëve me kancer. “Qëllimi i gjithë kësaj marrëveshje është rritja e cilësisë së shërbimeve dhe ngritja e shkallës së shërimit të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje”, ka përfunduar ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test