19 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit - Bota Sot
19 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Kosova

E diel, 27 maj 2018

19 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 07:13
Ukshin Hoti

Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta gati arriti një vit në Kosovë, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe. Por dhe pse u lirua ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Me 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Sot do të mbahet një tubim sensibilizues për fatin e Ukshin Hotit me rastin e Javës së Ukshin Hotit, që organizohet në Krushën e Madhe, vendlindjen e tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test