Zyra e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njofton qytetarët e Vushtrrisë për shpenzimet që ka bërë për këtë javë.
Siç thuhet në njoftim, Zyra e kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri prej datës 12 shkurt deri më 16 shkurt: në kategorinë mallra dhe shërbime ka shpenzuar gjithsejtë: 121.40 euro.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.