Haradinaj në interpelancë për rritje të pagave - Bota Sot
Haradinaj në interpelancë për rritje të pagave

Kosova

E enjte, 24 maj 2018

Haradinaj në interpelancë për rritje të pagave

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 07:10
Haradinaj

Sot do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka mbetur në gjysmë javën e kaluar.

Në këtë seancë si pikë e rendit të ditës është  interpelanca e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, kërkesë kjo nga GP i LDK dhe VV lidhur me rritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Pikat e rendit të ditës:

9. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

10. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

12. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

14. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test