Siguria i kthehet normalitetit në Kosovë

Kosova

Siguria i kthehet normalitetit në Kosovë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:53
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës i ka dhënë fund shtimit të masave të sigurisë që është bërë në ditët e fundit në vend.

Mediat marrin vesh se plani i forcave të rendit që ishte bërë gjatë festës së Pashkëve për siguri më të madhe te objektet fetare, patrullime më të shpeshta, shtimi i orëve të punës dhe heqja e ditëve të pushimit për zyrtarët policorë, tashmë i është kthyer normalitetit.

Shtimi i masave të sigurisë në Kosovë ishte bërë pas paralajmërimeve se mund të kishte sulme terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat