LycaMobile – kompania e dyshimtë e telefonisë celulare që po hyn në Maqedoni

Maqedonia

LycaMobile – kompania e dyshimtë e telefonisë celulare që po hyn në Maqedoni

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 17:42
LycaMobile

Policia franceze ka bastisur zyrat e Lycamobile, operatori i ri telefonik i cili është paralajmëruar se do të futet në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni.

Nëntë persona janë të akuzuar se kanë lidhje me shpërlarje parashë prej 17 milion eurove dhe fshehje tatimi prej disa milion eurove.

Sipas DailyMail, kjo kompani ka raportuar qarkullim vjetor prej 1.5 bilion sterlina, duke u ikur në mënyrë legale taksave në Britaninë e madhe dhe Irlandë, përmes transferimit të parave në Madeira, vend që njihet si ”parajsë e taksave”.

Lycamobile njihet si donatore e Partisë Konservatore në Britaninë e madhe. Që nga viti 2011 partia e kryeministrit David Cameroon ka marrë 2.2 milion sterlina, përfshirë gjysëm milioni në vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat