iOS 10 i jep fund mbështetjes për iPhone 4S, ja lista e paisjeve të mbështetura

Teknologji

iOS 10 i jep fund mbështetjes për iPhone 4S, ja lista e paisjeve të mbështetura

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 19:42
iPhone 4S

Gjatë konferencës së zhvilluesve me publikimin e iOS 10, Apple prezantoi listën e paisjeve  që do të mbështeten nga iOS 10. Në një njoftim zyrtar për shtypin, Apple konfirmoi atë që të gjithë i trembeshin: fundin e mbështetje për iPhone 4S, iPad 2, iPad 3, iPad mini dhe iPod 5.

Ja lista e plotë e harduerëve që do të vijojnë të mbështeten në iOS 10:

iPhone 5, 5C, 5S, 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus dhe SE
iPad 4, iPad Air dhe iPad Air 2
iPad Pro dhe Pro Mini
iPad Mini 2, 3, 4
iPod Touch 6

Të gjithë paisjet që nuk janë pjesë e listës kanë një të përbashkët: proçesorin Apple A5. Është pikërisht ky çip i cili është mbështetur përtej asaj që Apple kishte ofruar për çipet e tjera në të kaluarën. Fillimisht debutoi me iPad 2 në Mars të 2011-tës, e cila është paisja e fundit e prezantuar nga Steve Jobs. Më pas mbërriti në iPhone 4S, në iPod Touch dhe iPad Mini. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat