Fansi i Anglisë po lufton me jetën, pasi u rrah nga huliganët rusë

Sporti

Fansi i Anglisë po lufton me jetën, pasi u rrah nga huliganët rusë

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 20:35

Një fans i Anglisë është duke luftuar me jetën, pasi u rrah për vdekje nga huliganët rusë, pak orë para fillimit të ndeshjes së Anglisë me Rusinë në Marseille.
Raportet nga atje thonë se një grup i organizuar i huliganëve rusë i zunë në pritë fansat anglezë në Marseille, duke bërë që një fans i Anglisë të pësojë arrest kardiak pasi u ndoq dhe u sulmua.

Mjekët tentuan ta stabilizojnë atë, para se të dërgohej në emergjencë me një ambulancë.

Mediat franceze thonë se fansi i Anglisë është “në mes të jetës dhe vdekjes”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat