Si e kalojnë Ramazanin, besimtarët që jetojnë në vendet ku (thuajse) nuk perëndon dielli?

Dokumentare

Si e kalojnë Ramazanin, besimtarët që jetojnë në vendet ku (thuajse) nuk perëndon dielli?

Nga: Fitim Dika Më: 7 qershor 2016 Në ora: 10:55
Muslimanët nëpër botë

Muaji i Ramazanit fillon me Hënën e re në muajin e nëntë të kalenderit islam. Gjatë Ramazanit, që sivjet ka filluar në 6 qershor, besimtarët në të gjithë botën privohen nga haja, pija dhe marrëdhëniet seksuale nga agonia deri në perëndim të diellit. Për shkak se kalendari Hënor është për 11 ditë më i vogël se kalendari Gregorian, secilin vit Ramazani fillon po aq ditë më herët. Ky lloj ndryshimi nuk bën diferencë të madhe te vendet ekuatoriale ose te Arabia Saudite, por ndryshon mjaft te vendet veriore që jo në pak raste gjatë 24 orëve është gjithmonë ditë ose natë.  Atëherë si e kalojnë Ramazanin, besimtarët muslimanë që gjatë një muaji nuk perëndon fare dielli?

Në Arabinë Saudite dita më e shkurtër është 12 orë, ndërsa më e gjata 15 orë. Teologët muslimanë në vendet arabe kanë dhënë disa shpjegime në lidhje me agjërimin e vendeve ku nuk perëndon dielli gjatë disa muajve. Disa teologë thonë se duhet të agjërohet deri në momentin e perëndimit të diellit, qoftë nëse kjo mund të zgjasë 23 orë, ose gjatë dimrit vetëm një orë. Në foto është ilustruar një refugjate nga Sudani, Kaltouma Abakar, e cila ka agjëruar 20 orë në një fshat të Finlandës veriore. Në këto vende ku dielli nuk perëndon fare, duhet të punohet me imsakun e vendit më të afërt që perëndon dielli.

Por kjo shpesh ka ngjallur konfuzione, se cilin vend më të afërt të zgjedhin. Xhamia Al Azhar në  Kairo, një nga institucionet më të shquara islame, ka vendosur që muslimanët nuk duhet të agjërojnë më shumë se 18 orë në ditë. “Ne nuk duhet të vdesim nga agjërimi," thotë Salman Tamimi, shefi i Komunitetin Islam të Islandës. Disa komunitete, si 1000 muslimanët islandezë, kanë ndjekur fetvanë që rekomandon të agjërohet sipas paraleles 45 (ngjashëm si Kosova). Të tjerë, si Alaska dhe Suedia, agjërojnë si në Mekë, vendin ku zbritën ajetet kuranore. Këta të fundit mbështeten nga vendimi i Këshillit për Fetva dhe Kërkimi Evropiane, përcjell botasot.info.

Por çfarë bëhet me ata që duhet të agjërojnë vetëm 45 minuta? Kështu ndodh gjatë dimrit në vendet e lartëpërmendura. Në 2007, Sheikh Muszaphar Shukor, astronaut malejzian udhëtoi në hapësirë. Për kohët e namazit, disa teologë muslimanë i thanë që duhet të falet sipas orarit të vendit nga ku kishte fluturuar.

“Nuk ka zgjidhje monolitike,” thotë imami Abdullah Hasan nga xhamia Neeli në Manchester. “Bukuria e islamit, qëndron te fleksibiliteti.”/<b>Bota sot</b>
Marrë nga Economist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat