Komuna e Prishtinës këtë vit dezinsekton 6 mijë hektarë

Lajme

Komuna e Prishtinës këtë vit dezinsekton 6 mijë hektarë

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 22:00
Pamje nga dezinsektimin hapësinor

Komuna e Prishtinës po vazhdon me dezinsektimin hapësinor në qytet dhe në fshatrat për rreth.

Ky dezinsektim do të zhvillohet në pesë faza, ndërsa aktivitetet e sotme kanë shënuar përfundimin e fazës së parë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia tha se komuna ka dezinsektuar mbi 6 mijë hektarësh. Ndërsa, mjeku me të cilin po bashkëpunon Komuna e Prishtinës, Nexhmedin Hoti tha se i gjithë procesi është duke shkuar mirë dhe se koha është ideale për dezinsektim.

Drejtori i shëndetësisë më tej tha se sonte është nata e fundit e fazës së parë së dezinsektimit, ku do të dezinsektohen fshatrat Bërnicë e poshtme, Barilevë, Besi dhe fshatrat e tjera të këtij rajoni, të cilat rrezikohen nga shumimi dhe grumbullimi i insekteve gjatë kësaj sezone.

“Sonte realisht është nata e fundit me të cilën kryhet faza e parë e dezinsektimit, faza e parë prej pesë fazave në Komunën e Prishtinës. Jemi në fshatin Bërnicë e Poshtme edhe sonte do të kryhen fshatrat, Bërnicë e Poshtme, Barilevë, Besi dhe fshatra të tjera të këtij rajoni si dhe vendet e tjera ku potencialisht ka rrezik për shumimin edhe grumbullimin e këtyre insekteve. Prapë në këtë vit janë mbi 6 mijë hektar, të cilët do të dezinsektohen përveç qytetit edhe në viset rurale qysh edhe jemi këtu...Procesi ka shkuar jashtëzakonisht mirë, pavarësisht që janë 6 mijë hektar në pyetje, procesi po realizohet në mbi 7 mijë hektar në komunën e Prishtinës dhe kjo menjëherë ka rezultuar edhe me uljen e mushkonjave dhe insekteve të tjera. 1 fazë e procesit zgjatë 6 deri në 7 ditë, ndërsa i gjithë procesi bëhet në pesë faza. Nga viti i kaluar me propozimin e specialistëve ne kemi filluar në katër faza qysh ka qenë më herët, tani në pesë faza dhe në një mënyrë e përmbyllim komplet sezonin veror apo sezonin kur këto insekte janë aktive”, tha Vitia.

Ai mes tjerash kërkojë bashkëpunim nga qyteta rët, për të cilët tha se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë dritaret mbyllur.

Përveç qytetarëve, Vitia kërkoi nga shoqatat e bletarëve që të kujdesen për bletët gjatë këtij procesi në mënyrë që ato të mos dëmtohen.

Ndërsa, Mjeku Nexhmedin Hoti, i cili është duke bashkëpunuar me Komunën e Prishtinës në këtë proces, tha se i gjitha procesi po vazhdon me sukses dhe se koha është ideale për punë.

“Deri më tani procesi ka vazhduar me sukses. Ne mbrëmë kishim një mbrëmje që nuk kemi mundur të punojmë për shkak të reshjeve të shiut, kurse sonte janë kushtet shumë ideale për punë dhe besoj që shumë me sukses do ta përfundojmë këtë punë”,tha Hoti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat