​Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi të kalojë në një nivel tjetër (Foto)

Kosova

​Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi të kalojë në një nivel tjetër (Foto)

Më: 4 maj 2016 Në ora: 10:47

(E plotësuar) -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbajti sot një takim me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë, ku tregoi për punën me marrjen e postit, prioritetet që ka duke përfshirë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, anëtarësimin në NATO dhe BE, vazhdimin e dialogut me Serbinë në një nivel tjetër dhe prioritete të tjera në zhvillim të vendit.

Ndër tjerash, Thaçi tha se janë pjekur kushtet që dialogu Kosovë-Serbi të kalojë në një nivel tjetër.

Derisa tregoi për prioritetet e tij si president i vendit, Thaçi tha se për këto 8 vjet të pavarësisë vendi ka arritur progres duke kaluar disa vështirësi dhe sfida.

Thaçi: Kosova ka shënuar progres

“Muaji im i parë në postin e presidentit të Kosovës ka dëshmuar dhe mund të them lirisht se do të vazhdoj të punoj në prioritet që kam prezantuar edhe në inaugurimin tim në detyrën time të re, që do të jenë zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal, përpjekjet e vazhdueshme që Kosova të afrohet sa më shumë drejtë anëtarësimit në NATO dhe në BE, janë fushat në të cilat do ta angazhohemi që të gjithë, duke u nisur nga Presidenca, Qeveria, Parlamenti dhe autoritetet lokale. Pra, prioritet kryesor mbetet perspektiva evropiane si e vetmja alternativë për shtetin e Kosovës dhe rajonit. ..Nuk ka dyshim që Kosova ka shënuar progres të madh në këto 8 vjet si shtete, gjithmonë duke u ballafaquar me sfidat dhe vështirësitë dhe pengesat që i kemi tejkaluar bashkërisht. Nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së dhe marrja e statusit të kandidatit për “Millennium Challenge Corporation” të kongresit amerikan janë konfirmim i këtyre të arriturave”, tha Thaçi.

Thaçi sukses të madh e cilësoi anëtarësimin e Kosovës në UEFA duke u shprehur i sigurt në sukseset e tjera për të cilat tha se bashkë me to shtohen edhe përgjegjësitë për institucionet e Kosovës.

Thaçi gjithashtu tha se Kushtetuta e Kosovës është njëra ndër më të mirat në Evropë, por që sipas tij duhet të bëhen edhe disa ndryshime në kornizën ligjore të vendit, duke mos lejuar askënd t’i ikë drejtësisë.

Thaçi: Askush nuk do t’i ikë drejtësisë

“Kosova ka ndër Kushtetutat më të mira si dhe kornizën ligjore ndër më të avancuarat, mund të themi edhe në Evropë. Por, do të vazhdojmë ta avancojmë duke mos lejuar që askush t’i ik drejtësisë. Si president do ta inkurajoj edhe inicimin e amandamentimit të ligjeve ekzistuese apo hartimin e lidhjeve të reja për të mbushur çdo boshllëk që mund të gjendet. Pra, edhe inicimin e ndryshimet Kodit Penal që janë të nevojshme dhe t’i përshtaten realiteteve dhe rrethanave të reja. Përpilimi i një manuali për vendimet gjyqësore, forcimi i transparencës dhe përgjegjësitë e gjyqësorit janë disa nga hapat e Kosovës”, tha ai.

Thaçi theksoi se edhe opozita do të reflektojë dhe t’i bashkëngjitet jetës parlamentare, pasi sipas tij participimi është çelësi i suksesit për Kosovën.

Në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës tha se ky dialog duhet të kalojë në një nivel tjetër duke shtuar se ajo që mund të arrihet për 5 vjet të përfundoj në një periudhë kohore prej 3 deri në 5 muaj.

Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të kalojë në nivel tjetër

“E mbështes fuqishëm dialogun me Serbinë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Ju e dini se normalizimi i raporteve Kosovës - Serbi ka efektin më të madh se sa relacionet Prishtinë - Beograd. Ka një efekt rajonal për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim. Tani janë pjekur kushtet që tërë procesi i dialogut të kalojë në nivel tjetër, tejet më dinamik çoftë në procesin ilmplemtues, çoftë në të arritura e ardhshme të dialogut, apo marrëveshjeve. Pra, është e nevojshme që ajo që mund të arrihet për 5 vitet e ardhshëm në një lloj të tillë të dial ogut të kryhet në një periudhë sa më të shkurtër të dialogut, 3 apo 5 mujore. Besoj se do të mund ët arrijmë marrëveshje të reja paralelisht me implemtimin e marrëveshjeve aktuale në mënyrë që të përgatisim rrugën për pajtimin plotë mes dy shteteve dhe popujve tanë”, tha ai.

Thaçi gjithashtu shtoi se kuptohet që BE është e lodhur me zgjerimin, por aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk guxon të pësojë për shkak të kësaj “Enlargement fatigue”. Ai tha se duhet të zhvillohet një debat i hapur dhe i sinqertë me institucionet e BE-së për hapat e ardhshëm në kontekst të procesit të integrimit evropian.

Në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin Thaçi tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë dhe do të mbetet e pa kompromis në luftimin e këtij kërcënimi për tërë botën dhe se në 6 muajt e fundit nuk ka pasur asnjë qytetar nga Kosova që i është bashkuar gru pit kriminalo-financiar ISIS.

Thaçi: Kosova po përjeton lajme të mira

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një takim me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.

Ai ka treguar se në muajin e parë në postin e tij si i pari i vendit, prioritet ka sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, anëtarësimin në NATO dhe BE etj.

Thaçi ka theksuar se hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe marrja e statusit të kandidatit për “Millennium Challenge Corporation” në Kongresin Amerikan janë edhe një konfirmim i këtyre të arriturave.

Po ashtu, sipas tij, anëtarësimi i djeshëm në UEFA, ambiciet për medalje në Lojërat Olimpike, por edhe rekomandimi për liberalizim të vizave, janë disa nga lajmet tjera të mira që po i përjeton Kosova.

Thaçi: Për pak vite jemi bërë vend me perspektivë të qartë euroatlantike

Si pjesë aktive e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, presidenti Thaçi tha se me të drejtë jemi quajtur lider në rajon në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Ai tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë dhe do të mbetet e pakompromis në luftimin e këtij kërcënimi për tërë botën. “Angazhimi ynë ka qenë në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në informimin e drejtë të qytetarëve.

Prandaj, mund të them me kënaqësi, që në 6 muajt e fundit nuk kemi pasur asnjë qytetar nga Kosova që i është bashkuar grupit kriminalo-financiar ISIS”, ka thënë Thaçi.

Por, sipas tij, Kosova duhet të mbetet vigjilente dhe për këtë na nevojitet anëtarësimi në INTERPOL, për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave.

Për dallim prej rajonit dhe prej kontinentit evropian, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova nuk është prekur nga vala e refugjatëve. “Por, kemi treguar solidaritet dhe gatishmëri që, me mundësitë tona, të kontribuojmë në përballimin e kësaj krize”, tha ai.

Për fund, presidenti Thaçi ka thënë se para një dekade ne ende po negocionim me bashkësinë ndërkombëtar të drejtën tonë për të vendosur për statusin tonë politik, por pa u bërë 10 vite, jemi bërë vend me perspektivë që qartë euroatlantike.

“Kemi edhe shumë rrugë për të bërë, por jemi në rrugë të drejtë. Përkrahja juaj ka qenë qenësore për neve.
Sukseset e Kosovës janë suksese tona të përbashkëta”, iu ka thënë ambasadorëve, presidenti Thaçi.

Thaçi: Kosova s’duhet të pësojë prej lodhjes së BE-së nga zgjerimi

Para ambasadorëve të shteteve të BE-së në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se kuptojmë që BE është e lodhur me zgjerimin, por aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk guxon të pësojë për shkak të kësaj “Enlargement fatigue”.

Prandaj, sipas presidentit Thaçi, duhet të zhvillohet një debat i hapur dhe i sinqertë me institucionet e BE-së për hapat e ardhshëm në kontekst të procesit të integrimit evropian.

“Kosovës duhet t’i mundësohet të ketë qasje në programet e Bashkimit Evropian. Kjo do të shërbejë edhe si nxitës dhe vlerësues i përparimit të Kosovës drejt BE-së”, tha presidenti Thaçi.

Ai shtoi se Kosova është konsoliduar si shtet dhe pjesa veriore tanimë është e integruar.

“Qytetarët tonë nga ky komunitet tani janë pjesë e Kuvendit, të qeverisë dhe të institucioneve tjera shtetërore.

Për të garantuar këto të arritura, duhet të forcojmë edhe komponentën tonë të sigurisë. Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me NATO-n, është e gatshme të bëhet Armatë e Kosovës”, tha Thaçi.

Si president, Thaçi tha se do të angazhohet për të arritur konsensusin politik për të formuar sa më parë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe.

Presidenti Thaçi: Dialogu duhet të kalojë në nivel tjetër

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova sot është faktor stabiliteti në rajon dhe shembull i bashkëpunimit dhe dialogut.

Sipas tij, demokracia kosovare është e re, por ka treguar qëndrueshmëri dhe stabilitet.

“Në muajt e fundit është vërtetuar se dialogu në mes palëve nuk ka alternativë. Si president i vendit e mirëpres çdo iniciativë, çdo tryezë për dialog mes faktorit politik kosovar. Por, Kosova po dëshmohet e pjekur edhe në dialogun me fqinjët dhe më gjerë”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se ka mbështetur dialogun me Serbinë, si rrugë e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë, si dhe do të vazhdoj ta përkrah këtë proces edhe si president, sa herë të jetë e nevojshme.

“Besoj që janë pjekur kushtet që i tërë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të kalojë në një nivel tjetër.

Duhet të arrijmë një marrëveshje kornizë që do të trasojë rrugën për pajtimin e plotë mes dy shteteve dhe popujve”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se me shtetet tjera fqinje, Kosova ka marrëdhënie të shembullore.

“Kemi përmbyllur demarkacionin me fqinjët tjerë, po ndërtojmë rrugë dhe autostrada që do të na afrojnë edhe më shumë, për një bashkëpunim dhe komunikim edhe më të mirë”, tha ai.

Thaçi: Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë, ka thënë se Kosova ka njërën prej Kushtetutave më të mira, si dhe kornizë ligjore ndër më të avancuarat në Evropë, porse do të vazhdohet duke e përsosur, duke mos lejuar asnjë që t’i ikën drejtësisë.

“Si president do të inkurajoj amandamentimet e ligjeve ekzistuese apo hartimin e ligjeve të reja për të mbushur çdo boshllëk që mund të gjendet. Përpilimi i një manuali për vendimet gjyqësore, forcimi i transparencës dhe përgjegjësisë së gjyqësorit janë disa nga hapat që i nevojiten Kosovës. Inkurajuese janë edhe lajmet nga ekonomia dhe konfirmimet e trendit pozitive”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, takimet me përfaqësuesit e biznesit, të odave ekonomike, por edhe të institucioneve ekonomiko-financiare tregojnë se Kosova ka filluar të shfrytëzojë potencialet ekonomike që ka.

“Fillimi i zbatimit të MSA-së është një prej lajmeve më të mira për biznesin kosovar. Tregu i Evropës tani hapet për prodhuesit kosovarë. Republika e Kosovës ka miratuar edhe Programin Kombëtar për Implementimin e MSA-së. Ky do të jetë dokumenti kryesor strategjik për implementimin e agjendës evropiane”, tha Thaçi, duke sqaruar se programi ka 40 kapituj që mbulojnë reformat ekonomike e politike të parashikuara me MSA-në.

Thaçi: MSA-ja dhe statusi i kandidatit për MCC, konfirmim i të arriturave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur takimin me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.

Ai ka thënë se në muajin e parë në postin e të parit të shtetit të Kosovës ka treguar edhe se cilat do të jenë prioritetet në këtë detyrë të tij të re.

“Sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, bashkëpunimi rajonal, anëtarësimi në NATO dhe në BE janë fushat në të cilat do të angazhohem më së shumti. Këto janë edhe aspiratat e vetë qytetarëve të Kosovës, që të jetojnë në dinjitet dhe prosperitet”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Nuk ka dyshim që Kosova ka shënuar progres të madh në 8 vitet si shtet”, është shprehur ai, duke shtuar se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së, si dhe marrja e statusit të kandidatit për “Millennium Challenge Corporation” të Kongresit Amerikan janë konfirmim i këtyre të arriturave.

Anëtarësimi i djeshëm në UEFA, ambiciet për medalje në Lojërat Olimpike, por edhe rekomandimi për liberalizim të vizave, sipas presidentit Thaçi, janë gjithashtu disa nga lajmet tjera të mira që po i përjetojmë apo që po i presim me padurim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat