​Ymeri: E pamundur të marrim pjesë në aktivitete bashkë me AAK-në dhe Nismën

Kosova

​Ymeri: E pamundur të marrim pjesë në aktivitete bashkë me AAK-në dhe Nismën

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:48

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje, Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta kenë të pamundur të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta.

Kështu tha sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë zyrtarizmit të aderimit të Kryesisë së degës së Nismës në Ferizaj në Lëvizjen Vetëvendosje.

Me rastin e aderimit të ish-anëtarëve të Nismës në VV, Ymeri tha se kjo po dëshmon se lëvizja është duke u rritur çdo ditë e më shumë.

Sipas tij kjo rritje e Vetëvendosjes njëkohësisht është edhe rritje e shpresës për Kosovën.

Ymeri tha se ky aderim nuk do të thotë se ka luftë mes subjekteve opozitare, derisa theksoi se bashkëpunimi në mes këtyre subjekteve tani e tutje është i pamundur.

Ymeri: Nuk është luftë mes subjekteve politike, e kemi të pamundur të bashkëpunojmë me AAK-në dhe Nismën

“Nuk është kjo luftë në mes subjekteve politike. Të gjithë ata që po i bashkohen VV-së në fakt kanë vendosur që të mbesin në qën drimet e tyre politike që i kishin gjatë këtyre 7- 8 muajsh të fundit, qëndrime këto politike që e pamundësuan zbatimin e një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme, që bosnjëzonte Kosovën, marrëveshja për ‘Zajdenicën’ dhe komunat serbe... Ne kemi insistuar tash një muaj e gjysmë që me dy subjektet e tjera ta arrijmë një dakordancë për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për ta koordinuar vendimmarrjen për çështje të përbashkëta. Edhe sot mendojmë që gjëja më e rëndësishme që duhet të ndodh në Kosovë është ky koordinim i vendimmarrjes. Fatkeqësisht nuk kemi pasur gatishmëri nga dy subjektet tjera, AAK dhe Nisma, për ta arritur këtë vendimmarrje. Duke mos e pasur vendimmarrjen për çështjet e përbashkëta të koordinuar, ne e kemi të pamundur të marrim pjesë në aktivitete e përbashkëta”, tha Ymeri.

Ymeri shtoi se protestat e VV-së do të vazhdojnë edhe pa AAK-në dhe Nismën , por që ende nuk është caktuar një datë e saktë për protestën e ardhshme.

Ndërkaq, ish-kryetari i degës së Nismës në Ferizaj, tani anëtar i VV-së, Valon Ramadani tha se me kalimin në këtë subjekt politik, nuk i kanë ndryshuar bindjet politike, por që ka gjetur veten në këtë subjekt.

Ramadani: Nuk kam ndryshuar bindjet politike, e kam gjetur veten në VV

Jam i kënaqur që tanimë zyrtarisht i takoj VV-së. Jam gjeneratë e re dhe dua të jem me të rinjtë. Sa i përket bindjeve politike, nuk është se unë kam ndryshuar bindjet politike , i kam po ato bindje për ruajtjen e sovranitetit , për qeverisje të drejtë, drejtësi sociale, dinjitet qytetar. Thjesht e kam gjetur veten në VV, e cila sot është i vetmi mekanizëm politik nëpërmjet të cilit realizon vetën politike origjinale . Vetëvendosja ka dhënë provimin, njerëzit po ashtu edhe partitë me lakmi promovohen d he tregohen. VV është treguar paria e vetme këmbëngulëse, serioze për ndryshimin. Alternativa e saj është bindëse, lëvizja është si të thuash përtej partiake”, tha Ramadani.

Ai tha se nuk është shuar dega e Nismës në Ferizaj, mirëpo e tërë Kryesia dhe shumica e anëtarëve të kësaj dege kanë kaluar në VV.

Ndërsa kryetari i degës së Lëvizjes në Ferizaj, Emrush Xhemajli tha se me këta të aderuar bashkëpunimi ka filluar që nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Xhemajli: Me këta veprimtarë kemi bashkëpunuar që nga shtatori

“Me veprimtarët që po bashkohen sot në Vetëvendosje kemi punuar bashkë intensivisht që nga shtatori i vitit të kaluar. Bashkë kemi organizuar demonstratat, kemi mbledhur peticionin kundër dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, jemi takuar në baza ditore, kemi qenë lagje më la gje, fshat me fshat të komunës sonë, kemi parë se jemi një. Ju jemi mirënjohës veprimtarëve që po na bashkohen. Ne qendra e VV-së si gjithë Vetëvendosje e mirëpresim dhe e përshëndesim aderimin e tyre”, tha Xhemaji.

Në zyrtarizmin e këtij aderimi në Ferizaj ka marrë pjesë edhe ish-anëtarja e AAK-së Donika Dakaj- Bujupi dhe sekretari organizativ i këtij subjekti Dardan Molliqaj.

Dega e Nismës në Ferizaj i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri edhe një herë ka bërë të ditur se subjekti që ai udhëheq nuk do të marrë pjesë në protestën e 14 majit, të paralajmëruar nga dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe NISMA. Këto deklarata, Ymeri i bëri sot në Ferizaj, ku dega e Nismës në këtë komunë, zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri ka falënderuar anëtarët e rinj për bashkëpunimin e deritashëm. Ai tha se me rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje, po rritet edhe shpresa për një Kosovë me integritet.

Ymeri ka sqaruar se kjo nuk është luftë mes partive opozitare se kush po merr më shumë anëtarë, por sipas tij, këto të rinj janë të vendosur në qëndrimet e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Ndërsa, ish kryetari i Nismës në Ferizaj tani i anëtarësuar në LVV, Valon Ramadani tha se nuk i ka ndryshuar bindjet politike, por ka gjetur vetën në këtë subjekt.

"I takoj gjeneratës së re dhe dua të jem me të rinjtë. Nuk i kam ndryshuar bindjet politike i kam ato bindje por thjeshtë e kam gjetur vetën në këtë subjekt. LVV është treguar bindëse për ndryshimin", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat