Presidenti sot në Vushtrri, nderon martirët e Studimes

Kosova

Presidenti sot në Vushtrri, nderon martirët e Studimes

Më: 2 maj 2016 Në ora: 09:45

Sot në Studime të Vushtrrisë është një ditë e veçantë, por shumë e dhimbshme. Ky fshat por edhe kjo komunë, përkujton të vrarët e luftës, kryesisht civile, gra, pleq e fëmijë.

Ata u vranë në majin e vitit 1999 nga forcat serbe, duke bërë që fshati Studime, të hyjë në listën e vendbanimeve kosovare si sinonim i vrasjes dhe dhembjes për më të dashurit e humbur gjatë luftës.

Për të nderuar martirët e këtij fshati, atje do të shkojë sot edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai do të jetë pjesëmarrës në Akademinë Përkujtimore kushtuar martirëve të rënë në fshatin Studime të Vushtrrisë, ceremoni e cila fillon në orën 11:30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat