Rreci: Syla e të tjerët, ‘viktima’ të liberalizimit të vizave?

Kosova

Rreci: Syla e të tjerët, ‘viktima’ të liberalizimit të vizave?

Më: 27 prill 2016 Në ora: 22:02

Avokati,Tahir Rreci, ka thënë se nuk ka aktakuzë, por hetim ndaj deputetit Azem Syla dhe ka treguar për ecurinë e rastit.
“Rasti është më kompleks, prokurori ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit, unë e kam kundërshtuar, pasi kam vlerësuar së nuk ekzistojnë asnjë nga arsyet për caktimin e kësaj mase.”

“Momentalisht nuk kemi asnjë provë pasi hetuesia i ka kryer këto në fshehtësi të plotë, kanë qenë hermetikisht të mbyllur”, deklaroi Rreci në Klan Kosova.

“Prokurori pretendon se kjo organizatë kriminale është formuar nga Azem Syla dhe disa persona tjerë dhe pretendohet që pjesë e kësaj organizate është edhe zoti Nuhi Uka,” ka thënë Rreci.

Avokati ka thënë se po i atribuohen akuzat vetëm Nuhi Ukës për gjithçka që ka ndodhur në Gjykatën Komunalë të Prishtinës, ku edhe ka shtuar se hetimet do ta vërtetojnë të kundërtën.

“Duket se gjithçka që ka ndodhur e keqe në Gjykatën Komunale të Prishtinës del që Nuhi Uka është fajtori kujdestar edhe kur ndonjë vendim është marrë nga ndonjë gjyqtar tjetër.”

“Hetimi në të ardhmen do të vërtetojë se dëshmitë e tyre nuk janë të besueshme.”

“Sot e kam kuptuar që ky rast ka filluar me 14 prill 2015, as zoti Nuhi Uka nuk e ka ditë që është hapur ky ras.”

Rrecaj ka ngritur hipoteza dhe supozime se ky aksion i sotëm ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave.

“Nuk ka persona tjerë publikë në rast, përpos Sylës dhe Ukës.”

“Mund të ndodh që kjo të ndërlidhjet me liberalizimin e vizave dhe këta të jenë viktimë e një kompromisi për vizat. Pasi një nga kriteret është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot kryeministri ka qenë në Bruksel për vizat, mund të ketë ndërlidhje me rastin dhe t’u tregohet se ja në Kosovë po luftohet krimi,” ka përfunduar Rreci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat