Gashi: Komuna e Prishtinës është kthyer tërësisht në shërbim të Vetëvendosjes

Kosova

Gashi: Komuna e Prishtinës është kthyer tërësisht në shërbim të Vetëvendosjes

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 11:17

Agim Gashi, asambleist i Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kabineti i tij, po e keqpërdorin rolin e tyre qeverisës, duke u vënë tërësisht në shërbim të Vetëvendosjes. Ai e thotë këtë me qëllimin që Komuna e Prishtinës nuk është organizuar fare për festën e pavarësisë.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe qeveria e tij po keqpërdorin në mënyrën më primitive rrolin qeverisës që kanë duke u vënë tërësisht në shërbim të ideologjisë politike majtiste dhe programit politik të VV-ës. Ata kanë ngulfatur jetën kulturore, arsimore, ekonomike dhe mbi të gjitha, janë duke e terrorizuar njeriun e lirë, njeriun e demokracisë - qutetarin që para dy vitesh ia dha besimin në kërkim të një jete më ndryshe.Shëmtimi i qytetit, dhënia në shfrytëzim hapsirën publike partisë së vet, përmbajtja e banerëve, mosdekorimi i qytetit me flamuj shtetëror, dhe veprimet tjera të përditshme po identifikojnë fizionominë e një klase politike me koncepte ultramajtiste, e cila për të realizuar aspiratat për marrjen e pushtetit nuk zgjedhin mjete dhe nuk ju interesojnë pasojat e veprimeve të tyre të paligjshme”, thotë Gashi për Bota sot.

Sipas tij, kjo klasë politike dhe këta përsonazh të kësaj skene tragjikomike po e zhvatin institucionin e Komunës, po i keqpërdorin hapsirat zyrtare të Komunës për nevoja të militantizmit të VV-ës,po keqpërdorin shërbimet zyrtare të Komunës për nevoja të partisë së vet, po i keqpërdorin shërbyesit civil duke i detyruar të marrin vendime joligjore, siq ishte pëlqimi për vënien e banerëve në Sheshin "Nëna Tereze" , siq është pëlqimi pë futjen e kamionit me thëngjill në sheshin "Zahir Pajaziti" para disa ditësh, duke hequr flamurin shtetëror në hyrje të Prishtinës dhe zëvendësimi i tij me atë kombëtar e shumë e shumë veprime tjera.

“Mospërgatitjet për festën e pavarësisë fjet se kjo është qeveria më ugurzezë në krye me kryetarin me ndjenja të topitura shtetërore dhe pa identitet përsonal, pasa me një dozë shizofreni. Ai po keqpërdor iteresat e qytetarëve të Komunës së Prishtinën, ai po rerrorizon ndjenjat e njeriut të rëndomt duke abuzuar me votën e tij. Ky kryetar nuk është votuar që të emëroj një qeveri që fton qytetarët të dalin dhe të shkatrrojnë, të djegin dhe të përdorin vandalitetin në qytet dhe në institucionet e shtetit. Madje pjesë e këtij vandalizmi janë bër edhe vet.. E tmerrshme!”, thotë ai./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat