Takimi i liderëve te Presidentja me dyer të mbyllura

Kosova

Takimi i liderëve te Presidentja me dyer të mbyllura

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 18:33

Takimi i paralajmëruar për nesër me drejtuesit e forcave politike parlamentare të Kosovës, takim ky i ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga, do të fillojë, sipas agjendës së Presidencës, në ora 9:00.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim të përbashkët drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”, thuhet në këtë njoftim, pa përmendur emrat e liderëve që do të marrin pjesë.

Deri tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Isa Mustafa, përfaqësues i LDK-së, Hashim Thaçi nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK. Ky i fundit ka thënë se po shkon në atë takim për ta përfaqësuar opsionin e opozitës, sepse Vetëvendosja dhe Nisma për Kosovë kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Sipas agjendës së dërguar nga Presidenca, mediet në takim do të marrin vetëm pamje në fillim të takimit dhe takimi do të vazhdojë me dyer të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat