Të rinjtë e PDK-së, bënë nderime në Prekaz

Kosova

Të rinjtë e PDK-së, bënë nderime në Prekaz

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 12:58

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë nderime në Prekaz për nder të festës së 28 Nëntorit.


Të rinjtë e PDK-së të prirë nga Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, janë pritur nga Rifat Jashari, duke e nderuar për sakrificën sublime që ka bërë familja e tij.

Po ashtu rinia e PDK-së ka bërë nderime edhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari, duke mos anashkaluar edhe vizitën shkollës në Llaushë, e cila mban emrin e mësuesit “Halit Geci”.

Ndryshe, rinia e PDK-së para shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, ka vendosur pllakën e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat