Thaçi uron shqiptarët për pavarësinë

Kosova

Thaçi uron shqiptarët për pavarësinë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:58

Zëvendëskryeministri i Kosovës e njëkohësisht ministri i Jashtëm i saj Hashim Thaçi, përmes Facebookut ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Thaçi me këtë rast ka shkruar:

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është ngjarje e madhe kombëtare, që festohet me krenari nga shqiptarët kudo që jetojnë.

Bashkëkombasve tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ua shpreh urimet më të thella dhe më të sinqerta me besimin se kjo festë e flamurit, që na bën të jemi krenarë me të kaluarën tonë, do të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik.

Kjo datë na kujton datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat