Kosova si “kashta e kumtrit”, burgos Donikën, amniston kriminelët serbë Ivanoviq dhe Dikoviq!

Kosova

Kosova si “kashta e kumtrit”, burgos Donikën, amniston kriminelët serbë Ivanoviq dhe Dikoviq!

Nga: Mehdi Hyseni Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:24

Këtë të vërtetë e provoi edhe hyrja ilegale e gjeneralit kriminel serb Lubisha Dikoviq, aktualisht shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë (2015), dikur komandant i Brigadës 37 Motorizuese të Ushtrisë Serbomalazeze, i cili më 1999 ka masakruar dhe ekzekutuar masovikisht me qindra shqiptarë në disa fshatra të Drenicës(Rezallë, Baks, Izbicë, Çikatovë e Vjetër, Verboc, Dashec etj.), kufomat e të cilëve i ka “eksportuar” në varrezën masive të minierës “Rudnicë” në afërsi të Rashkës në Serbi për t’i fshehur gjurmët e krimit të gjenocidit serb të kryer në Kosovë (1998/1999).

Sovranitet në letër

Sikur të kishim shtet të mirëfilltë në kuptimin e plotë fjalës-SOVRAN de fakto dhe de jure sipas së drejtës ndërkombëtare, sigurisht se nuk do të kishte ndodhur dialogu serbo-kosovar me palën serbe në Bruksel (2013-2015), as Marrëveshja e “Zajednicës serbe”, e cila bllokoi Kuvendin e Kosovos jo më pak se tre (3) muaj (gusht-nëntor 2015), as arrestimi dhe burgosja e deputetes së AAK-së, Donika Kada Bujupi nga kuazishteti policor, e as hyrja “tinëzare” e terroristit dhe kriminelit çetniko-fashist Lubisha Dikoviq, kurrë nuk do t’i jepej rasti, që të hynte në Kosovë (por do të ishte arrestuar dhe burgosur nga Ushtria e Kosovës), ashtu siç ndodhi më 23 nëntor 2013, ku hyri pa asnjë pengesë dhe ndalesë të organeve shtetërore të Republikës së Kosovës, me ftesën jo të ligjshme dhe jokushtetuese të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Majorit Guglielmo Luigi Miglietta.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat