KFOR, faktor i stabilitetit për Kosovën dhe rajonin

Kosova

KFOR, faktor i stabilitetit për Kosovën dhe rajonin

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:44

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta me të cilin diskutoi për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, përmes prezencës se KFOR-it.

Gjatë këtij takimi ministri Kuçi ka vlerësuar angazhimin e KFOR-it si partner i rëndësishëm në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar që prezenca e KFOR-it është një kontribut për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Ministri Kuçi e ka vlerësuar me nota pozitive edhe prezencën e KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe kontributin që do të japë ky mision në implementimin e Marrëveshjes për Drejtësinë në atë pjesë të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, Luigi Miglietta ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës dhe do të ofrojë përkrahjen e nevojshme për institucionet përkatëse të sigurisë duke vlerësuar pozitivisht punën dhe profesionalizmin e tyre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat