Thaçi u jep përkrahje djemve kosovarë para lojës me Guinea Ekuatoriale

Kosova

Thaçi u jep përkrahje djemve kosovarë para lojës me Guinea Ekuatoriale

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 14:42

Lojtarët kosovarë që sot do të përballen kundër atyre të Guineas Ekuatorile, nuk i ka lënë pa mbështetje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka shkuar t`i takojë djemtë, duke iu dhënë atyre përkrahjen dhe duke shpresuar se së shpejti Kosova do të anëtarësohet në FIFA dhe UEFA.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Thaçit në Facebook:

I uroj sukses skuadrës përfaqësuese të Kosovës që pas pak do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses nga Guinea Ekuatoriale. Bashkë me këtë urim shpreh edhe besimin e plotë që së shpejti do të anëtarësohemi në FIFA dhe UEFA dhe do të shohim djemtë tanë që të mbrojnë ngjyrat e flamurit të Kosovës në garat dhe fushat më prestigjioze futbollistike botërore. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat