Jahjaga: Veprimet e opozitës janë të shëmtuara

Kosova

Jahjaga: Veprimet e opozitës janë të shëmtuara

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 13:07

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dënon veprimet e papranueshme që shkaktuan ndërprerjen e punës së Kuvendit të Kosovës për të tretën javë me radhë.

Jahjaga tha se këto veprime të deputetëve të opozitës janë të shëmtuara dhe në kundërshtim me praktikën demokratike dhe sjelljen institucionale të cilën po mëtojmë ta ndërtojmë.

Jahjaga nëpërmjet një komunikate ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të distancohen nga dhuna, respektojnë institucionet që janë ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë, përfshirë me sakrificën e tyre personale. Mospajtimet konceptuale dhe politike duhet të diskutohen me forcën e argumentit dhe kulturës parlamentare.

Ajo thekson se qytetarët e Kosovës presin nga të zgjedhurit e tyre, si në pozitë dhe në opozitë, që tëavancojnë proceset e konsolidimit të Republikës së Kosovës, e jo t’i shndërrojnë ata në spektatorë të tensioneve, krizave dhe bllokadave të vazhdueshme që pengojnë përparimin e Kosovës dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat