"Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët serb"

Kosova

"Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët serb"

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:21

Ish kryetari i Bordit Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës Anton Berisha, nuk është pajtuar me marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës që është arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke e kritikuar këtë ujdi të shtetit të Kosovës, ai ka thënë se kjo marrëveshje legalizon gjendjen ekzistuese të uzurpuar të infrastrukturës telekomunikuese në Veri.

“Marrëveshja legalizon gjendjen ekzistuese të uzurpimit të infrastrukturës telekomunikuese në veri dhe legalizon operatorët serbë. I gjithë trafiku, infrastruktura dhe ekonomia de facto do të jenë serbe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat