Qeveria t’i raportojë Kuvendit për marrëveshjet me Serbinë

Kosova

Qeveria t’i raportojë Kuvendit për marrëveshjet me Serbinë

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 10:59

Deputetet e Kuvendit të Kosovës në seancën e parë të sesionit vjeshtor do të informohen nga kryeministri për marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Madje, sipas profesorit Muhamet Kelmendi, që njëherit është edhe anëtar i AAK-së, Kuvendi duhet të anulojë marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, përderisa Kuvendi i Kosovës me kushtetutë e ka të paraparë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe përderisa sipas tij marrëveshjet e fundit me Serbinë janë jo kushtetuese, atëherë Kuvendi jo vetëm se duhet t’i ndaloj ato, por duhet edhe të kërkoj llogari nga pozita për nënshkrimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat