Sinjalizuesit e korrupsionit të mos ndëshkohen

Kosova

Sinjalizuesit e korrupsionit të mos ndëshkohen

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 12:14

Instituti Demokratik i Kosovës bashkë me organizata tjera të shoqërisë civile ka organizuar një performancë “ecje dhe fishkëllimë” në mbështetje të sinjalizuesit të korrupsionit, Abdullah Thaçi.

Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve të shoqërisë civile për të kundërshtuar praktikën e frikësimit të qytetarëve dhe në shenjë solidarizimi me Abdullahun.

Në gusht 2015 sinjalizuesi dhe ish arkëtari i bankës ProCredit, Abdullah Thaçi është dënuar me pesë mijë euro gjobë për shkak se ka nxjerrë jashtë bankës informata që ngritin dyshime se drejtori i arsimit të Komunës së Prizrenit Nexhat Çoçaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme të holla nga buxheti i komunës së Prizrenit. Pas publikimit të këtyre informatave, ndaj Çoçaj është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të cilën vazhdon t’a ushtrojë edhe më tej.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat