Këtij veterani nuk ja ndien për shiun

Kosova

Këtij veterani nuk ja ndien për shiun

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 17:44

Veteranët të cilët u mblodhën sot për të protestuar për mospublikimin e listave të emrave të veteranëve nga Komisioni Qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së u larguan nga aty nga shiu i madh që nisi të bie.

Kur të gjithë ikën dhe u strukën në çadrën e grevistëve të fabrikës së tubave që është duke qëndruar para objektit të qeverisë, njëri nga ta i qëndroi përballë shiut.

Ai, si edhe shihet në pamjet e KosovaPress-it nuk është larguar nga vendi as pas këtij shiu dhe breshëri.

Për një kohë ai qëndroi si protestues i vetëm derisa të tjerët nuk dolën nga ajo çadër deri sa u ndalë shiu./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat