Veteranët sërish në protestë

Kosova

Veteranët sërish në protestë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:18

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të hënën sërish do të dalin në protestë. Këtë e ka paralajmëruar nëpërmjet Facebook-ut kryetari i Këshillit për Mbrotjen dhe të Drejtat e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi ka shkruar se arsye për protestë është vonesat e siç ka shkruar ai “të pakuptimta të listave përfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të luftës”.

Gjithashtu sipas Qeriqit arsye tjetër për protestë është edhe kërkesa për zbatimin e ligjit për veteranët e luftës.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në orën 12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat