Ferizaj, shënohet rritje enorme e shpenzimit dhe keqpërdorimit të ujit

Kosova

Ferizaj, shënohet rritje enorme e shpenzimit dhe keqpërdorimit të ujit

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 16:14

Ndonëse temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë bërë që konsumi i ujit në komunën e Ferizajt të rritet, shqetësuese mbetet keqpërdorimi i tij në mënyrë ekstreme. Aktualisht kapaciteti i përpunimit të ujit të pijes në Fabrikën e ujit në Pleshinë sillet 200 litra për sekondë, sasi kjo që njëherësh po i plotësonkërkesat e konsumatorëve, ndërsa zyrtarët kanë bërë të ditur se reduktimet e ujit për zonën urbane aplikohen nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Menaxherja operative në Kompaninë Rajonale për Ujë "Bifurkacioni", Zelfije Hyseni ka bërë të ditur për KosovaPress se sasia e ujit në burime ka shënuar rënie por që ende nuk kanë ndikuar që të vije deri tek situata për marrjen e ndonjë veprimi tjetër. Sipas saj, sasia e përpunimit të ujit është konstante, ndërsa brengosëse sipas saj mbetet shpenzimi enorm dhe keqpërdorimi i ujit sidomos në zonat rurale.
"Prodhimi është në suaza normale, ende nuk ka ra prodhimi i ujit por shpenzimi është ekstrem. T’u u bazua në temperaturat e larta të këtyre ditëve është normal edhe ky shpenzim por nuk është i mjaftueshëm për nevojat e qytetarëve ky prodhim", ka thënë Hyseni.

Bëhet e ditur se furnizimi është i njëjtë për tërë pjesën urbane të qytetit por që në pjesën lindore shtypja e ujit mbetet më e ulët. Zyrtaret thonë se në zonat ruarle gjendja ndryshon ngase shpenzimi dhe keqpërdo rimi i ujit është i lartë. "Kemi ndërmarr shumë aktivitete për zvogëlimin e këtyre keqpërdorimeve, kemi kërkuar ndihmë nga policia dhe inspeksioni, por megjithatëka keqpërdorime ngase qytetarët ujin e pijes po e përdorin për qëllime tjera", ka potencuar menaxherja Hyseni.

KRUK "Bifurkacioni" mbikëqyrë edhe ujësjellësit e 12 fshatrave të komunës, prej tyre ai i fshatit Rahovicë-Mirosal dhe i Muhocit kanë probleme, i pari për shkak problemeve teknike, ndërsa i dyti për shkak të keqpërdorimeve ngase mbulon një hapësirë të madhe gjeografike.

Lidhur me keqpërdorimet e ujit gjatë këtyre ditëve ka reaguar edhe komuna e Ferizajt, e cila përmes inspeksionit ka nisë një kontroll më të madh në teren. Zëdhënësi i komunës, Naim Ferati, ka thënë se inspeksioni komunal vazhdimisht ndodhet në teren dhe po e përcjellë gjendjen sa i përketë keqpërdorimeve.

"Janë disa efekte pozitive nga këtoveprime por nuk mund të thuhet se janë ndaluar të gjitha keqpërdorimet. Sigurisht që komuna dhe inspektorati është aktiv dhe po bënë maksimumin që kjo dukuri njëherë e përgjithmonë të ndërpritet, por duhet të jenë të vetëdijshëm edhe qytetarët se keqpërdorimi i ujit shkakton probleme në furnizimin e qytetarëve me ujë", ka shtuar Ferati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat