Rumania s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, përkrah dialogun me Beogradin

Kosova

Rumania s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, përkrah dialogun me Beogradin

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:48

Rumania për momentin nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim lidhur me njohjen e Kosovës, por mbështet dialogun e saj me Serbinë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri rumun i Mbrojtjes, Mircea Dusa, gjatë një vizite në Tiranë.

“Pozicioni i Rumanisë lidhur me Kosovën është i njohur dhe nuk duam të ndërhyjmë në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë Dusa, njofton TCH.

Nga ana e saj, Kodheli e ka falënderuar homologun për vendimin e Bukureshtit zyrtar për njohjen e pasaportave të shtetit të Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat