Pas 3 dite fillojnë reduktimet e ujit

Kosova

Pas 3 dite fillojnë reduktimet e ujit

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:25

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar të gjithë konsumatorët se brenda 3-4 dite do fillojë me orar të ri të furnizimit me ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar të gjithë konsumatorët se brenda 3-4 dite do fillojë me orar të ri të furnizimit me ujë në të gjitha zonat e menaxhimit, vetëm e vetëm që shpërndarja e ujit të bëhet në mënyrë të barabartë për secilin konsumatorë.

Kjo kompani njofton se nga java e kaluar ka filluar një rritja enorme e kërkesave për ujë të pijshëm, dhe kanë informacione të shumta që nga vijnë nga qytetarët dhe nga ekipet e kontrollës se uji është duke u keqpërdorë në forma të ndryshme, sa që pikat e larta, që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve qe 3 ditë kanë mungesë uji.
“Shfrytëzojmë rastin, që me të hyrë në sezonin e verës t’u bëjmë apel 8 Komunave, që të dalin me një urdhëresë administrative për parandalimin e keqpërdorimeve të ujit, pasi që ka abuzime të shumta, dhe që kjo të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve, që uji duhet të shpenzohet sa më racionalisht”, thuhet në një komunikatë të Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”,.

Mesazh nga KUR ”Prishtina”sh.a.drejtuar opinionit publik:

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar keqpërdorimin e ujit ?

Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti,

Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytet,

Mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm,

Mos harroni të mbyllni çezmat tuaja pasi lani dhëmbët,

Mos vadisni çdo ditë lulet,

Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit.

Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë, duke mos e keqpërdorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat