Kuçi: Drejtësia mbi të gjitha kërkon profesionalizëm

Kosova

Kuçi: Drejtësia mbi të gjitha kërkon profesionalizëm

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 16:45

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, të kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni, Fejzullah Hasani, me të cilët bisedoi për mundësit e organizimit sa më të mirë të këtij provimi.

Më këtë rast, Kuçi i ka uruar anëtarët e këtij komisioni për emërimin e tyre dhe njëherit ka kërkuar nga ta angazhim, profesionalizëm, cilësi dhe vlerësim real të kandidatëve të cilët i nënshtrohen këtij provimi.

“Lidhur me mbarëvajtjen e provimit të Jurisprudencës, Ministri Kuçi tha se qëllimi i tij dhe institucioneve tjera të Kosovës, është të përgatisin kuadro për reformën që po bëhet për rend dhe ligj, të përgatisin kuadro për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovë. Ai tha se provimi i jurisprudencës është bazament që i jep fuqi legale dhe profesionale njerëzve që nesër të jenë gjyqtarë, prokurorë dhe atyre të cilët ushtrojnë profesionin e avokatit.

Ministri Kuçi ripërsëriti që ky vit duhet të jetë vit i përmirësimit të imazhit të drejtësisë dhe vit i implementimit të ligjit”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë këtij takimi është përshëndetur edhe puna e mirë që kanë bërë Komisioni i deritanishëm për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat