Sot fillon lëshimi i certifikatave me elemente të sigurisë

Kosova

Sot fillon lëshimi i certifikatave me elemente të sigurisë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:06

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për qytetarët e Republikës së Kosovës, se që nga sot Agjencia për Regjistrim Civil e MPB-së, fillon lëshimin e certifikatave të gjendjes civile me elemente të avancuara të sigurisë në gjithë territorin e vendit.

Kjo nënkupton që është avancuar sistemi i pajisjes me dokumente të gjendjes civile, konform ndryshimit legjislativ dhe ngritjes së kualitet të të dhënave, si dhe ofrimit të shërbimit në mënyrë më efikase.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme po e përmbush edhe një ndër kriteret themelore të Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat