Tryezë "Funksionimi i ndërmarrjeve publike"

Kosova

Tryezë "Funksionimi i ndërmarrjeve publike"

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 22:43

Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj organizoi tryezë me temën "Funksionimi i ndërmarrjeve publike".

Në këtë tryezë përveç aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje morën pjese përfaqësues të subjekteve politike si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare si AVONET dhe FOPOR. Të ftuar të tjerë ishin përfaqësues nga Komuna, nga Policia dhe nga Gjykata, por meqenëse pushteti i kontrollon këto institucione ndikoi në mos praninë e tyre në këtë aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tryezën e hapi koordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Emrush Xhemaili i cili në pika të shkurtra shpjegoi situatën në të cilën gjinden ndërmarrjet publike "Pastërtia", "Bifurkacioni" dhe "Stacioni i autobusëve" në Komunën e Ferizajt.

Flamur Istrefi , aksionar në ndërmarrjen "Bifurkacioni" nga Lëvizja Vetëvendosje ceki problemet e shumta që hasin së pari qytetarët si pasojë e mos gëzimit të shërbimeve të këtyre ndërmarrjeve e së dyti një grup i aksionerëve të cilët me ngulm kundërshtojnë keqpërdorimet brenda ndërmarrjeve publike. Ndërsa Xhevat Sallahi, asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje të Kuvendit Komunal të Ferizajt njëkohësisht aksionar në ndërmarrjen "Stacioni i autobusëve" tha në këto borde të përkohshme, emërimet janë ekskluzivisht partiake. Ndërkaq Enver Bajrami, aksionar në ndërmarrjen "Pastërtia" nga Lëvizja Vetëvendosje shprehi indinjatën e tij rreth raportit 1 vjeçar të punës për vitin 2014 i cili nuk u publikua në asamble duke privuar qytetarët nga gjendja në të cilën është kjo ndërmarrje.

Në debat diskutuan dhe Gazmend Bytyqi nga PDK i cili tha se shkarkimi i bordeve të mëhershme po bëhet me qëllim që ato të uzurpohen nga LDK-ja dhe AAK-ja. Në anën tjetër, Kenan Gashi përfaqësues i organizatës AVONET; foli për mungesën e transparencës në secilën ndërmarrje. Përfaqësuesi i FOPOR, Albion Sherifi u shpreh për mos prezencën e përfaqësuesve nga Komuna e Ferizajt duke thënë se këto ndërmarrje po marrin më shumë karakter privat sesa publik.

Nga kjo tryezë u konkludua që ndërmarrjet publike në Ferizaj janë jo funksionale dhe se nuk shërbejnë shërbime të mira për qytetarët.

1. Të bëhet konkurs për bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve "Bifurkacioni"
3. Të formohet një grup prej ekspertësh të cilët monitorojnë ndërmarrjet publike
4. Të zbatohen ligji për transparencë - Krijimi dhe mirëmbajtja e ueb faqeve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat