Albulena: Unë parandalova themelimin e FAK-ut

Kosova

Albulena: Unë parandalova themelimin e FAK-ut

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:12

Zvarritja e shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese për transformimin e Forcave së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, është bërë me qëllim!? Kështu të paktën ka lënë të kuptohet kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë për ORAinfo se me mos procedimin e këtyre amendamenteve deri me tani, ajo ka pamundësuar që amendamentet për FAK-un të votohen në një pako me ato të Gjykatës Speciale.

“Ka pasur zëra që amendamentet për Gjykatën Speciale dhe ato për FAK-un do të votohen në pako, prandaj kemi menduar se kjo është e padrejtë dhe duhet kundërshtuar fuqimisht”, ka thënë Haxhiu.

Sidoqoftë, ajo ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Komisionit Parlamentar për Legjislacion do të shqyrtohet amendamenti që i hap rrugë transformimit të FSK-së në FAK.

“Ky amendament do të procedohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Legjislacion”, ka thënë Haxhiu.

Ajo beson që Komisioni për Legjislacion para pushimeve të këtij sesioni do t’i shqyrtojë këto amendamente dhe do t’i procedojë në Kryesinë e Kuvendit.

“Kurdo që Komisioni e kryen punën, Kryesia e Kuvendit duhet t’i vendos në rend të ditës dhe më pas t’i procedojë për seancë plenare”, ka shtuar ajo.

Mirëpo, për Haxhiun rreziku qëndron te kërkesa e Listës Serbe, e cila dëshiron që edhe në Forcat e Armatosura të Kosovës të këtë ndarje etnike.

Një kërkese e tillë sipas saj, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe si e tillë, ajo do të jetë e papranueshme për të dhe partinë të cilës i takon.

“Si kryetare e Komisionit për Legjislacion, kam kërkuar nga ministri i FSK-së, Haki Demolli, që të ma procedojë të gjithë organogramin dhe të gjitha dokumentet tjera relevante që kanë të bëjnë më Forcat e Armatosura të Kosovës. Mirëpo, në një letër tjetër që kam pranuar nga ministri Demolli, me është thënë se ende nuk i kanë të gatshme - as organogramin e as dokumentet e tjera relevante, dhe se pritet që organet brenda Qeverisë t’i miratojnë këto dhe t’i procedojnë për Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Javë më parë Qeveria e Kosovës ka proceduar për kuvend draftligjin i cili parasheh transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat