Musliu reagon ndaj deklaratës së Obradoviqit

Kosova

Musliu reagon ndaj deklaratës së Obradoviqit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:39

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklataës së deputetës së Kuvendit të Serbisë, Maria Obradoviq e cila ka thënë se ka pasur marrëveshje për të mos përmendur "Republika e Kosovës".

Musliu ka kërkuar sqarim që të tregojnë se kush e ka bërë këtë marrëveshje dhe të kërkojnë falje publike.

“NGA KUSH DHE NE EMËR TE KUJT ËSHTË BERE MARRËVESHJA QE NDALON PËRDORIMIN E TERMIT REPUBLIKA E KOSOVËS???
Sot nga një deputete serbe u be publike një marrëveshje e cila siç thot ajo duket është bërë diku nga dikush!!!!
Si mundet apo më mirë te themi si guxon që dikush në emër të Grave deputete të bëjë një marrëveshje të tillë?
Si mundet apo si guxon dikush të pranojë një ofendim të tillë?
Ajo apo ato që kanë bërë një marrëveshje të tillë duhet të japin sqarim publik dhe nëse ky fakt qëndron duhet të kërkojnë falje publike.
Kurse Deputetes serbe po ashtu i them, në Republikën e Kosovës jeni e mirëseardhur gjithmonë si mysafire dhe si deputete ne Kuvendin e një shteti fqinj, por as ti dhe as ato qe kanë bërë një marrëveshje të tillë, nuk mund te na ndalni termin Republika e Kosovës jo ne institucionet e Kosovës, jo në Prishtinë por as edhe ne mes te Beogradit.
Duhet ta Kuptoni njeher e pergjithmonë qe Kosova eshte Shtet i pavarur sovran dhe demokratik”, shkruan Musliu në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat