Mjedisi dhe Shëndeti ndër prioritetet e UNKT-së

Kosova

Mjedisi dhe Shëndeti ndër prioritetet e UNKT-së

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:47

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,Ferid Agani, mori pjesë në tryezën e UNKT-së, ku u diskutua për hartimin e dokumentit planifikues pesë-vjeçar të ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Ku ndër prioritetet është radhitur edhe mjedisi dhe shëndeti.

Ministri Agani, me këtë rast tha se monitorimi i cilësisë së ujit, tokës dhe ajrit është një ndër prioritetet e kësaj ministrie, ngase ndikon drejtëpërsëdrejti në shëndetitn pubik të qytetarëve. Andaj, falenderoi UNKT-në që këtë resor e ka përzgjedhur ndër prioritetet e saj për katër vjetët e ardhshme.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është duke punuar në hartimin e dokumentit planifikues pesë-vjeçar për ofrimin e ndihmës së saj zhvillimore të titulluar "Plani i Përbashkët për Zhvillim i OKB-së 2016-2020" (PPZH).

Shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara, misioni në Kosovë, Andrew Rusell, tha se ky dokument paraqet një sërë përpjekjesh kolektive të përkthyera në programe dhe projekte të përbashkëta të anëtarëve të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në tri fushat prioritare të identifikuara: I. Qeverisja dhe Sundimi i Ligjit; II. Përfshirja sociale; dhe III. Mjedisi dhe Shëndeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat