Në Loxhë të Pejës nis ndërtimi i fabrikës së farave të kungullit

Kosova

Në Loxhë të Pejës nis ndërtimi i fabrikës së farave të kungullit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:13

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, vuri të enjtën gurëthemelin e fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së farave të kungullit në fshatin Loxhë, njofton zyra e informimit publik të Komunës së Pejës.

Në projektin për ndërtim të kësaj fabrike, që do të jetë bazë e mirë për zhvillimin e agrobiznesit, sipas Muhaxherit, Komuna e Pejës do të financojë 35 për qind.

“Një ndër prioritetet e Komunës është zhvillimi i bujqësisë, prandaj duhet t’i përkrahim fermerët, të cilët kanë iniciativa të tilla dhe në këtë mënyrë do të rritet interesimi i njerëzve, që të merren me bujqësi”, tha Muhaxheri.

Iniciativën për ndërtimin e fabrikës së farave të kungullit e kanë marrë shoqëria aksionare që përfaqëson 24 fermerë, të cilët kanë shtrirje më të madhe në Pejë, pastaj në Istog, Deçan dhe Klinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat