Shpend Ahmeti "thyen" barrierat me ambasadorin Bosch

Kosova

Shpend Ahmeti "thyen" barrierat me ambasadorin Bosch

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:20

4 korriku është shënuar në Prishtinë dhe në ndejën e organizuar kanë marrë pjesë, zyrtarë amerikanë dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës.

Në festimet për 239 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes. I pranishëm në ceremoni Ahmeti ishte së bashku me dy drejtor të Komunës së Prishtinës, përfshirë Liburn Aliun, udhëheqës i urbanizmit.

Prania e Ahmetit e ka tërhequr ambasadorin holandez në Kosovë Rober Bosch, i cili ka publikuar në Twitter një fotografi me të. Tha se po punohet në zhvillimin e Prishtinës, megjithëse ishte vetë Bosch që së fundi po kujdeset për mbushjen e gropave në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat