​Fermerët e Ferizajt pajisen me sistemin e ujitjes pikë-pikë

Kosova

​Fermerët e Ferizajt pajisen me sistemin e ujitjes pikë-pikë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:30

Drejtoria komunale e Bujqësisë nw Ferizaj ka bërë sot shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë për 49 përfitues.

Sistemin e ujitjes e përfitoi edhe Makfire Avdiu nga fshati Gaçkë, e cila ka të mbjella pesë ari tokë me kulturën e mjedrës. Ajo tha se këtë kulturë e ka mbjellw falë ndihmës së shoqatës “Gratë për gratë” nga Prishtina, ndërkaq sistemin e ujitjes po e përfiton nga komuna e Ferizajt.

“Sistemi i ujitjes na ndihmon mjaft shumë sepse edhe ne si gra po arrijmë që të avancohemi dhe po arrijmë që edhe të përfitojmë nga puna që po bëjmë”, ka thënë zonja Avdiu.

Edhe Zyrafete Qerimi nga fshati Komogllavë, ka përfituar sistemin e ujitjes.

“Unë kam të mbjella dredhëza, ndërkaq komuna na ofroi sistemin e ujitjes. Është ndihmesë shumë e madhe sepse pa këtë sistem nuk mund të funksionojmë”, ka thënë Qerimi.

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Ferizajt, Xhemajl Reqica, me kwtw rast tha se sistemi i ujitjes për fermerët ferizajas po bëhet në kuadër të subvencionimeve të vazhdueshme që po bën komuna. Ai tha se kësaj herë kanë pasur bashkëpunim edhe me shoqatën ‘Gratë për gratë” nga Prishtina.

“Ky është një projekt që do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e rendimentit, posaçërisht në ato kulturat e imëta siç është manaferra, mjedra, fasulja dhe kultura të tjera që përfitojnë sistemin e ujitjes. Kriteret kanë qenë, që të jenë fermerë të komunës së Ferizajt, sipërfaqja tokësore të jetë në territorin e komunës së Ferizajt, ata të cilët merren me bujqësi dhe të jenë të papunë, në një mënyrë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e bashkëpunimit me shoqatën gratë për gratë,sepse edhe gratë kanë filluar të kuptojnë që duhet të merren me bujqësi, të prodhojnë të mira materiale, nga sektori i bujqësisë”, ka thënë Reqica, duke shtuar se këta përfitues nuk kanë asnjë obligim ndaj komunës së Ferizajt.

U bë e ditur se vlera e këtij proje kti kap shumën mbi 16 mijë euro. Gjithashtu u tha se Drejtoria e Bujqësisë në shtator të këtij viti do të bëjë edhe subvencionime të tjera për fermerët e komunës së Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat