Ahmeti hedh poshtë akuzat për shpenzime të paarsyeshme

Kosova

Ahmeti hedh poshtë akuzat për shpenzime të paarsyeshme

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 13:54

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij në Facebook ka mohuar shpenzimet e paarsyeshme të Komunës së Prishtinës, të gjetura nga Auditori i Përgjithshëm në procesin auditues për vitin 2014.

Ahmeti ka zgjedhur që shpenzimet e Komunës së Prishtinës t’i vë në krahasim me shpenzimet e komunave të tjera dhe me vitet paraprake të qeverisjeve në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë i Kryetarit Ahmeti në Facebook:

Sa për informatë, Komuna e Prishtinës në vitin 2014 ka shpenzuar 13,541 Euro per tere vitin, edhe keto shumica kane qene per vizita te larta dhe festa solemne. Sa per krahasim, Prizreni ka shpenzuar 112,000.
Shpenzimet e naftes ne vitin 2014 kane rene ne 193 mije nga 293 mije ne vitin 2013 (100 mije me pak) per administrate
ne 157 mije nga 217 mije ne 2013 (60 mije me pak) per shendetesi
ne 840 mije nga 1.4 milion ne 2013 (gjysme milioni me pak) per arsim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat