Ramajli: 2 Korriku, hapi i parë drejt Pavarësisë së Kosovës

Kosova

Ramajli: 2 Korriku, hapi i parë drejt Pavarësisë së Kosovës

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:10

Një fjalë rasti në seancën solemne për nder të 2 Korrikut ka mbajtur edhe Ilaz Ramajli, i cili në vitin 1990 ka qenë kryetar i Kuvendit.

Duke falënderuar Kuvendin e Kosovës për mbajtjen e kësaj seance Ramajli edhe një herë ka rikujtuar ditën kur para 25 vjetësh delegatëve të asaj kohe nuk iu lejua futja në sallën e Kuvendit nga ana e policisë serbe.

Përkundër kësaj, sipas Ramajlit para dyerve të mbyllura dhe nën qiellin hapur shpallën Deklaratën Kushtetuese me të cilën Kosova merr të drejtën për vetëvendosje.

“2 Korriku i vitit 1990 është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, e cila pasoi me lëvizjen paqësore për liri dhe pavarësi e që kulmoi me luftën çlirimtare të UÇK-së “, tha Ramajli.

Ai po ashtu ka rikujtuar 28 delegatë të cilët në atë kohë votuan Deklaratën Kushtetuese por që më nuk janë në mesin e të gjallëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat