Ja moti në Kosovë për ditët në vijim

Kosova

Ja moti në Kosovë për ditët në vijim

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:23

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e enjte deri në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale do të lëvizë ndërmjet 11C-13C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C deri 29C celsius – do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Sipas IHMK, shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat e larta 1017mb-1020mb.
Kjo gjendje stabile e motit do të jetë si rezultat i masave të ngrohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore.
Temperaturat të larta pritet të regjistrohen në Kontinentin Europian , kurse Gadishulli Skandinav dhe Europa verilindore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me rrebeshe shiu. Rrebeshe shiu do të ketë edhe në Alpet e Europes.
“Mot me diell dhe me temperatura maksimale nga 31C deri 33C celsius do të mbajë për gjatë vijës bregdetare të Shqipërisë”, përfundohet në njoftimin e IHMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat