UP zgjodhi Këshillin Drejtues

Kosova

UP zgjodhi Këshillin Drejtues

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:27

Senati i UP-së, me vota të fshehta, pas tri rretheve, zgjodhi përfaqësuesit e vet në Këshillin Drejtues.

Fevzi Berisha; Alberta Troni; Zeqir Veselaj; Kemajl Bislimi dhe Beqir Sadikaj janë zgjedhur anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”. Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, sipas Statutit të këtij institucioni, përbëhet nga nëntë anëtarë, pesë prej tyre janë përfaqësues nga universitet dhe katër anëtarët e tjerë delegohen nga Ministria e Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat