Dyrmishi: Që Serbia të njoh Kosovën duhen ndryshime kushtetuese

Kosova

Dyrmishi: Që Serbia të njoh Kosovën duhen ndryshime kushtetuese

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:12

Vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë është komentuar pozitivisht jo vetëm nga të dyja vendet, por edhe nga faktori ndërkombëtar.

Në këtë linjë edhe analistët shqiptarë mendojnë se ky është një hap pozitiv drejt krijimit të marrëdhënieve të mira jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë por edhe midis kësaj të fundit dhe Kosovës.

Arjan Dyrmishi ekspert në çështje të sigurisë dhe të rajonit pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) thotë se vizitat janë historike nëse janë të rralla, nëse prodhojnë efekte dhe nëse karakterizohen nga incidente dhe ngjarje të caktuara.

Vizita e Vuçiqit ishte historike sepse qe e para nga një kryeministër serb, por se sa kjo vizitë do të japë efekte do të shihet në të ardhmen.

"Ishte hera e parë që një kryeministër i shtetit të Serbisë, vinte në Shqipëri që kur është formuar shteti shqiptar. Për sa i përket efekteve që kjo vizitë do ket ë, sigurisht është efekti imediat i vizitës pra pati një reagim të të dy vendeve në Shqipëri dhe në Serbi, pozitiv, në përgjithësi u konsiderua si pozitive pra nuk pati reagime negative nga grupe të caktuara, të cilët ta kundërshtonin këtë vizitë apo ta quanin si kundërthënëse për ndonjë arsye, por edhe nga faktori ndërkombëtar pothuajse global. Edhe Rusia që vitet e fundit ka pikëpamje të ndryshme nga perëndimi për shumë çështje e quajti si vizitë pozitive, po kështu edhe Perëndimi, BE, SHBA, pra konsiderohet si një vizitë historike," tha Dyrmishi.

Se sa këto vizita do prodhojë marrëdhënie të mira, kjo nuk varet thjesht si shtete Serbi-Shqipëri, pasi sipas Dyrmishit duhet të kihet parasysh që është e pashmangshme të bësh ndarjen mes shqiptarëve në Ballkan dhe serbëve, për aq kohë sa dy popullsitë nuk do i zvogëlojnë armiqësitë dhe stereotipet ndërmjet tyre, nuk mund të flasim për marrëdhënie të mira.

Dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve ndikojnë edhe në gjithë Ballkanin. Pikërisht thotë Dyrmishi kjo vizitë shihet si pozitive edhe nga faktori ndërkombëtar pasi ul kostot e sigurisë në Ballkan.

Ndërsa lidhur me përballjen apo shtrëngimin e duarve që pati mes Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa të enjten në forum, Dyrmishi thotë se këto simbole dhe nacionalizma janë më të theksuar te serbët se sa te shqiptarët, dhe që me këtë rast të fundit duket se edhe ata po heqin dorë nga këto stereotipe.

"Që kur ka filluar procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe serbët e kanë kufizuar dhe kanë reduktuar atë qëndrimin e tyre të ngurtë në lidhje me aparencat, dhe për serbët simbolikat kanë shumë rëndësi, për shkak tà « kësaj trashëgimie, dhe ata vazhdojnë, nëse keni parasysh fusnotat me emrin e Kosovës, të gjithë këto elementë në ligjëratën e tyre publike, kanë rëndësi, në Shqipëri nuk është se kanë sepse ne nuk kemi këtë lloj tradite në perceptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare prandaj dhe këto lloj elementë simbolike, i dha dorën apo si dha dorën, për ata kanë një lloj vlere, ndërkohë që vendosja e vetos për çështje të tilla nuk është vetëm problem mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Dyrmishi.

Por as vizita e Ramës në Beograd dhe as Vizita e Vuçiq në Tiranë megjithëse janë historike, nuk prodhuan ndonjë efekt, apo nuk sollën ndonjë gjë të re. Deklaratat e tyre për Kosovën ishin gjëra të ditura dhe të thëna më herët pavarësisht guximit apo iniciativës për tu ritheksuar në vendet respektive. Megjithatë eksperti Dyrmishi thotë se Shqipëria nuk mund t’i kërkojë Serbisë kaq lehtë ta njoh Kosovën, pasi ky është një proces i gjatë që kërkon kohë dhe ndryshime kushtetuese, pasi Serbia e ka në Kushtetutë ligjin që e konsideron Kosovën si pjesë të vetën.

"Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova konsiderohet pjesë territoriale e Serbisë, ligj domethënë që është e kundërligjshme që ata të thonë të kundërtën, por që të ndryshosh Kushtetutën, them se këto janë procese. Kjo gjë mund të kishte ndodhur mendoj më herët, në kohën kur Serbia e Millosheviqit nuk pranoi të negocionte dhe hyri në luftë, dhe humbi. Pra ata e humbën luftën de facto, por de juro arritën ta mbanin (Kosovën). Pavarësisht pastaj më mbrapa, Pakos Ahtisari, shpalljes së Pavarësisë, njohjes që i janë bërë pavarësisë së Kosovës nga më shumëse 100 shtete për Serbinë ky ngelet një problem juridik që Ã «shtë i pazgjidhur nga brenda. Duhet që të paktën në radhë të parë të pranohen nga më shumë se 50 përqind e serbëve që Kosova duhet të shkëputet, dhe pastaj politikani i cili merr përsipër këtë duhet të fillojë të mbledh dhe votat në politikë, pra që të realizohet një projekt i tillë mund të duhet një periudhë ndoshta 10 vjeçare ku duhen bërë edhe veprime shumë të kujdesshme (edhe nga diplomacia shqiptare ", tha Dyrmishi.

Dyrmishi e vlerëson deklaratën e Vuçiq në Tiranë për të ndërtuar projekte të përbashkëta infrastrukturore (autostradat) edhe me buxhetet e tyre, nëse BE nuk i përkrah financiarisht sepse këto projekte duhen parë jo vetëm si hekurudha dhe rrugë lidhëse por edhe si një komunikim dhe ndërlidhje njerëzore, për të vizituar më shpesh njëri-tjetrin dhe për t’u njohur më mirë kombet, e për të rrëzuar ato stereotipe që vijnë nga e kaluara dhe përhapin konflikte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat