Kuvendi i LDK-së, të dielën në ora 9:00

Kosova

Kuvendi i LDK-së, të dielën në ora 9:00

Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:19

Kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku pritet të zgjedhet kryetari i këtij subjekti do të mbahet të dielën duke filluar nga ora 9:00.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, Kuvendi do të mbahet në Hotel Emerald, ku nga ora 8:30 do të nis regjistrimi i delegatëve.

Zgjedhjet e brendshme në këtë parti deri tash janë zhvilluar me disa përçarjenë mes kryesisë dhe disa nëndegëve në Podujeve e Kllokot, si dhe degëve në Gjermani dhe Zvicër.

Ndryshe, për të marr drejtimin e kësaj partie, deri tash zyrtarisht kanë deklaruar Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Ndërkohë, edhe Fatmir Sejdiu pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së. Kryetari i nderit të LDK-së i ka kërkuar Isa Mustafës të tërhiqet nga ky post pasi po e mbanë partinë falë shantazheve dhe kërcënimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat