O'Connell: Kosova duhet të tregoj që nuk ofron azil për kriminelët

Kosova

O'Connell: Kosova duhet të tregoj që nuk ofron azil për kriminelët

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:42

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O'Connell ka thënë se Kosovës i duhet që ta themeloj Gjykatën Speciale, për të treguar se nuk është vend që u ofron azil kriminelëve.
Ai këto komente i bëri në një intervist në RTK, ku më tej tha se Kosovës ia dëmton imazhin, mospranimi i themelimit të ‘Speciales’.
“Tash në këtë situatë, për Kosovën ka vetëm një pyetje: Si do të vlerësohet Kosova nëse e kundërshton?. Kosova mund të vlerësohet si shtet që merr përgjegjësinë për krimet e luftës, si shtet që nuk u ofron azil kriminelëve, apo që mund të vlerësohet si vend ku fsheh diçka. Kosova ka mundësi të marr përgjegjësinë që do të jetë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Nëse Kosova e merr një hap të vështirë dhe të drejt, do të ishte në rregull, por në të kundërtën e dëmton imazhin”, tha ai.
Deri sa foli për liberalizmin, O'Connell tha se Kosova nuk është diskriminuar në këtë drejtim.
“Nuk është një loj diskriminimi. Kosova ka filluar procesin pas shteteve të tjera. Gjithmonë ki parasysh që BE ka bërë dicka të jashtëzakonshme në Kosovë”, tha ai.
Ai po ashtu tha se për një zhvillim ekonomik, duhet të ketë sukses në sundimin e ligjit.
“Në Kosovë kam dëgjuar se kanë se fuqia punëtore është shtuar për rreth 25 mijë të rinj, ndërsa janë hap veq disa mijë euro. Duhet te përqendrohemi ne sektoret ku mund të krijohen më shumë vende të punës. Ambasada britanike mbështet. Ne kemi disa projekte për këtë. Por duhet ta kemi një gjë të qartë se pengesa e parë është sundimi i ligjit. Pra, nëse kjo është në rregull atëher duhet të fillohet të binden investitorët”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat