Qytetarët: EULEX-i, mision i dështuar

Kosova

Qytetarët: EULEX-i, mision i dështuar

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:23

Një anketë që është realizuar në KosovaPress mbi performancën e misionit ndërkombëtarë EULEX, nxjerr këtë të fundit si mision të dështuar.

Anketa, e cila u mbyll mbrëmë pas mesnatës, kishte tri mundësi të vlerësimit për misionin e EULEX-it në Kosovë.

“Të dështuar”, “Të suksesshëm” dhe “Nuk e di” ishin tri mundësit ku 959 lexues të ueb faqes klikuan për ta vlerësuar këtë mision ndërkombëtar për sundimin e ligjit .

“Të dështuar” e vlerësuan 731 qytetarë apo pjesëmarrës në këtë sondazh, 154 prej tyre po e quajnë “Të suksesshëm”, ndërsa 74 prej tyre nuk janë të përcaktuar rreth këtij misioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat