​Ministri Bajrami premton përkrahje për Universitetin “Fehmi Agani”

Kosova

​Ministri Bajrami premton përkrahje për Universitetin “Fehmi Agani”

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:05

Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, sot ka pritur për vizitë Ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami.

Ministri Bajrami i shoqëruar nga kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, fillimisht ka vizituar strukturat udhëheqëse dhe studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Ministri Arsim Bajrami, në këtë takim ka premtuar mbështetje të fuqishme të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, duke shtuar se Ministria është duke punuar që të kthejmë dinjitetin e vatrave të shkencës e të dijes dhe hapja e Universitetit në Gjakovë është konsiderohet një arritje kapitale.

“Gjakova ka traditë universitare, ka kuadrat dhe presim që këtu do të veçohet një cilësi e lartë studimi dhe aftësimi profesional i skuadrave të reja”, ka thënë Bjarami. Ai ka shtuar se Universiteti i Gjakovës do të ketë edhe fonde mbështetëse dhe do të ketë një autonomi të plotë të veprimit.

Kryetarja Kusari-Lila, ka thënë se komuna është përherë e gatshme që këtë vatër të dijës dhe të shkencës ta mbështesë me të gjitha format që janë në kompetencë dhe në mundësitë e komunës.

“Ne kemi ofruar hapësirën për kampusin universitar dhe në të ardhmen do të japim mbështetje për të ofruar dhe siguruar kuadrot ë mjaftueshme gjakovare për këtë Universitet”.

Ministri Bajrami dhe kryetarja Kusari-Lila, kanë vizituar edhe dy qendra shkollore. Fillimisht janë ndalur në SHF. “Kelmend Rizvanolli”, ku janë befasuar me organizmin mësimor dhe punën që bëhet nga stafi i kësaj shkolle për edukimin e nxënësve.

“Kjo vatër arsimore do të mbështet nga Ministria. Me punët që po bëhen nga kuadri arsimor në këtë vatër shkollore, pa dyshim se do të ketë cilësi në mësime dhe përgatitje të rinisë për shtetndërtimin e Kosovës në vazhdimësi”, ka thënë ndër të tjera Bajrami. Sikur që është ndarë i kënaqur edhe me punën e strukturave arsimore në Shkollën e Muzikës “Prenkë Jakova”.

Edhe për këtë institucion arsimor artistik ministri Bajrami ka premtuar mbështetje në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat